Maxhuni: Shpifjet nuk kaluan

Inspektori i Veterinarisë, Qenan Maxhuni, ka reaguar ndaj siç thekson shpifjeve të disa mediave në Kosovë të cilat tentuan ta njollosin emrin dhe personalitetin e tij.

Disa media kanë piketuar inspektorin Maxhuni kinse falsifikoi dokumentet me “skandalin” e mishit “Apetit sh.p.k”. Mirëpo pas verifikimeve të dokumentacioneve, inspektorët vepruan sipas procedurave ligjore.

“Duke u shërbyer me paragjykime, shpifje dhe të pavërteta, nuk ia dolën dot. Këtë e dëshmon më së miri, puna ime e përditshme profesionale (në cilësinë e Inspektorit Veterinar të AUV-së) të cilën e kryej tash e 15-të vite, me nderë, përkushtim dhe profesionalizëm dhe të cilën do vazhdoj ta kryej edhe më tutje. Linçimet e tilla dhe të ngjashme, veç sa më bëjnë më të fortë dhe më të vendosur, drejt arritjes së objektivave në punën time të përditshme profesionale”, ka shkruar Maxhuni. /Kosova.info/

Go to TOP