Matoshi: Kurti mbi ligjin, rrezikon shpërbërjen e shtetit!

Publicisti Halil Matoshi ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për shkelje të Ligjit për Qeverinë, një akt që sipas tij përbën cenim të ligjshmërisë dhe rrezikon stabilitetin institucional të Kosovës.

Sipas Matoshit, veprimet e Kurtit po e shndërrojnë qeverisjen në një formë të “idiokracisë” të maskuar si populizëm, ku vendimet nuk bazohen në metodë dhe shkencë, por në emocione dhe konsensus të brendshëm të kastës në pushtet. Ai paralajmëron se një shtet ku zyrtarët e lartë e vendosin veten mbi ligjin, shndërrohet në një ‘fail state’ (shtet të dështuar).

“Ky njeri duhet të ndalet! Cënimi i ligjshmërisë nga vetë Kryeministri rrezikon me e shpërba shtetin!”, ka shkruar Matoshi. /Kosova.info/


Go to TOP