Martohen Elgit Doda dhe Klea Huta

Detaje të vogla janë zbuluar nga dasma magjike e Elgit Dodës dhe Klea Hutës.

Klea duket magjepsëse me një fustan të bardhë saten ngjitur pas trupit, me flokët të mbajtur bisht.

Ndërsa pjesën e bustit, ajo ka zgjedhur ta ketë me gurë në formë lulesh të vogla.

Martohen Klea Huta dhe Elgit Doda (Foto: Instagram)

Nga ana tjetër, këngëtari dhe kompozitori i famshëm zgjodhi që në ditën e dasmës të veshë kostum ngjyrë bezhë.

Në janar të vitit 2020, të veshur si nuse dhe dhëndër, Klea dhe Elgiti realizuan një set fotografik në shkretëtirën Agafay, në Marrakesh të Marokut.

Martohen Klea Huta dhe Elgit Doda (Foto: Instagram)

Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të një djali të quajtur Krid, i cili një ditë më parë mbushi 3 vjeç.

Martohen Klea Huta dhe Elgit Doda (Foto: Instagram)
Go to TOP