Marigona me koncert të madh në korrik
Këtë vit, dashamirët e muzikës do të kenë mundësinë të ndjekin tri nga eventet më të rëndësishme muzikore në rajon.
Ngjarja e parë është koncerti “Përjetë” nga grupi Marigona, i cili do të mbahet më 18 korrik 2026, në parking të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Ky koncert përfaqëson një projekt të strukturuar artistik, i fokusuar në interpretimin live të repertorit të grupit dhe në prezantimin e materialit të tyre muzikor në një format të dedikuar koncertal.
Koncerti i dytë madhor i vitit është performanca e artistes ndërkombëtare Joss Stone, e cila do të mbajë koncert open-air për herë të parë në Maqedoni, më 21 korrik 2026, në ARM Stadium në Shkup, si pjesë e festivalit “Skopje Calling 2026”. Me një karrierë që përfshin fitimin e çmimeve prestigjioze si Mercury Prize, Brit Awards dhe Grammy, Joss Stone ka performuar në skena ndërkombëtare dhe festivale të njohura botërore.
Eventi i tretë është turneu i fundit botëror i grupit legjendar Deep Purple. Koncerti do të mbahet më 11 tetor 2026, në Arenën “Boris Trajkovski” në Shkup. Në këtë koncert, publiku do të ketë mundësi të dëgjojë live disa nga hitet më të njohura të grupit si “Smoke on the Water”, “Highway Star”, “Hush”, “Black Night” dhe të tjera. Ky turne shënon lamtumirën e një prej grupeve më të mëdha të rock-ut në histori, me produksion të plotë sipas standardeve botërore. Biletat për të tre eventet mund t’i gjeni në: www.rave-travel.com
