Maresca: Chelsea do të ketë më shumë agresivitet

Trajneri i ri i Chelsea, Enzo Maresca, ka thënë se nën drejtimin e tij skuadra londineze do të ketë më shumë agresivitet. 

Në ndeshjen e tij të parë në krye të Chelseas, Maresca do të përballet me kampionin aktual të Premier League, Manchester City. Më parë Maresca ka shërbyer si asistent i trajnerit të Cityt, Pep Guardiola.

“Kur i bashkoheni një klubi, përpiqeni të analizoni se çfarë duhet të përmirësojë ekipi dhe të bëni gjërat e duhura. Ne duhet të krijojmë sa më shpejt mentalitetin me të cilin tifozët mund të krenohen. Ne do të përpiqemi të jemi një ekip agresiv me top dhe pa top”, ka thënë Maresca.

Go to TOP