Manxhuka: Kundërshtarët e VV-së po i kthejnë çështjet në bardhë e zi – “Sot ose je me VV-në ose Amerikën”

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas debatit të fundit lidhur me marrëdhëniet Kosovë-ShBA. Ai tha se për vite të tëra kundërshtarët e VV-së kanë akuzuar këtë subjekt politik se e shihte politikën bardhë e zi duke i paraqitur çështjet në mënyrë të thjeshtësuar mes një “Po-je” dhe një “Jo-je”.

“Sot, të gjithë ata që na kanë thënë se gjërat nuk janë bardhë e zi, dolën dhe thanë: Ose je me VV-në ose je me Amerikën. Prej kur çështjet u bënë bardhë e zi?”, shkroi Manxhuka.

Ai theksoi se ky standard i dyfishtë tregon për kontradiktat e atyre që prej vitesh e kanë kritikuar Vetëvendosjen, por sot sipas tij po përdorin të njëjtën logjikë bardhë e zi. /Kosova.info/


Go to TOP