Macron: Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat aktuale në veri

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat të cilat janë rritur ndjeshëm që kur kryetarët shqiptarë morën detyrën në zonën veriore me shumicë serbe të vendit.

Kështu ka thënë ai gjatë një konference për shtyp në Bratislavë, shkruan zaëya.com.

Macron ka thënë se shpreson të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë më vonë këtë javë.

Go to TOP