Lushi: Në ëndërr më erdhi Adem Jashari – Politikanët shqiptarë janë bërë si i do hasmi

Aktivisti i çështjes kombëtare, Uk Lushi, ka ndarë një përjetim të veçantë shpirtëror që thotë se e ka pasur gjatë një dremitjeje pasditeje, ku në ëndërr i është shfaqur komandanti legjendar Adem Jashari.

Në një postim emocional, Lushi ka treguar se gjatë këtij momenti gjysmë në gjumë e gjysmë zgjuar, kishte biseduar shkurt me Jasharin.

“Pushova pak sot pasdite nja 25 minuta në një dremitje gjysmë në gjumë gjysmë zgjuar. Më erdhi në ëndërr Adem Jashari. Ai vetëm më shikonte dhe nuk fliste. Arrita ta pyes: ‘Bacë, si i kemi punët?!’”, ka shkruar Lushi.

Sipas tij, përgjigjja e bacës Jashari ishte e dhimbshme, por domethënëse: “Politikanët shqiptarë që i lashë me ju janë bërë si i do hasmi!”.

Në fund, Lushi shton se Jashari i kishte treguar edhe një “screenshot”. /Kosova.info/


Go to TOP