Gjinovci: Ali Ahmeti i humbi zgjedhjet në Maqedoni – kush bëhet mik me Edi Ramën, ngulët
Aktivisti dhe analisti politik, Rron Gjinovci, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut duke thënë se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pësuar një humbje të qartë.
Në një reagim në rrjete sociale, Gjinovci ka ironizuar lidhjet politike të Ahmetit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama duke e cilësuar këtë afërsi si “mallkim politik”.
“Ali Ahmeti i hupi zgjedhjet lokale në Maqedoni edhe rrast bile. Kush bohët dost me Edi Ramën ngulët. Krejt bashkëpunëtorët ma të afërt në Shqipni i ka në burg. Edhe ‘dostat’ nga Kosova. Të shohim a do të vlejë ky mallkim i Edit edhe në Maqedoni,” ka shkruar Gjinovci.
Ky reagim vjen pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ku partitë shqiptare kanë shënuar rënie në disa komuna, përfshirë edhe bastione tradicionale të BDI-së. /Kosova.info/
