Lushaku Sadriu: Universiteti i Prishtinës, institucion i dijes apo instrument politik?

Nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka reaguar ashpër pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje brenda objektit të Universitetit të Prishtinës duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të rëndë të pavarësisë institucionale. Ajo theksoi se Universiteti i Prishtinës është një institucion i pavarur që duhet të qëndrojë larg ndikimeve politike dhe të shërbejë si hapësirë për dije, e jo për aktivitete partiake.

“Sot, në objektin e Universitetit të Prishtinës, një institucion që duhet të ruhet nga ndikimet politike, u mbajt mbledhja e Këshillit të VV-së,” tha Sad

riu. Ajo shtoi se kjo nuk është hera e parë që VV-ja, si partia më e madhe në vend, injoron vendimet institucionale të UP-së dhe e shfrytëzon këtë hapësirë publike për interesa të veta politike.

Sipas saj, ky veprim përbën një rrezik serioz për funksionimin demokratik të institucioneve dhe është një mënyrë për të ngulfatur pavarësinë e tyre. “Kjo është mënyra si ngulfatet pavarësia institucionale dhe cënohet funksionaliteti i shtetit,” përfundoi Sadriu. /Kosova.info/


Go to TOP