Lushaku reagon ndaj deklaratave të Pozharit: VV partia më e gjobitur, ankesë ndaj ministrit Peci

Zyrtari i LDK-së, Donat Lushaku, ka reaguar ndaj deklaratës së gazetarit Xhevdet Pozhari, i cili pretendoi se LDK është partia më e gjobitur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Lushaku e quajti këtë pohim të pasaktë, duke theksuar se partia më e padisiplinuar në këto zgjedhje është Lëvizja Vetëvendosje (VV), e cila ka marrë 31 vendime ndëshkuese, me një total gjobash prej 158 mijë eurosh.

Për më tepër, LDK ka paralajmëruar një ankesë të re në PZAP kundër ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për, siç pretendojnë ata, “gjuhë nxitëse, provokuese dhe të urrejtjes” kundrejt kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Në ankesë do të përfshihen deklaratat specifike të Pecit, të cilat LDK i konsideron të papranueshme në fushatë zgjedhore. /Kosova.info/


Go to TOP