Louis Gilissen: Të hidhen poshtë të gjitha pikat e akuzës ndaj Shalës
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka vazhduar seanca e apelit në rastin e Pjetër Shalës, në të cilën Shala ishte i pranishëm përmes video-lidhjes.
Mbrojtja e Pjetër Shalës, në seancën e Apelit ka kërkuar shfuqizim të vendimit dhe të hidhen poshtë të gjitha pikat e akuzës ndaj Pjetër Shalës.
Sipas avokatit, trupi gjykues ka gabuar juridikisht gjatë shqiptimit të dënimit dhe se UÇK, shton se ka qenë vetëm në mbrojtje të popullit.
“Në qoftë se ndiqni atë që e propozon ekipi i prokurorisë dhe aktgjykimi. Ju lus që të shfuqizoni dënimin dhe ta lironi atë për të gjitha pikat e akuzës”, ka thënë Jean-Louis Gilissen, avokat i Pjetër Shalës.
Ndërsa, Pjetër Shala shfrytëzojë të drejtën e tij që të deklarohet përmes videolidhjes, porse ajo u dha nëpërmjet seancës private.
Por, paraprakisht prokurori Filippo De Minicis, gjatë parashtrimeve të veta në Apel, tha se ka prova të mjaftueshme të cilat i vërtetojnë krimet për të cilat Pjetër Shala është dënuar.
Ndërsa, përfaqësuesja e ZPS-së, tha se dënimi i themelores ndaj tij është bazuar në bazë të peshës së krimeve të kryera.
Ndërkaq, avokati mbrojtës i viktimave, theksoi se dëshmitë e tyre janë konstatuar si të vërteta.
“Në emër të viktimave e them qartë që dëshmitë e tyre u konstatuan si të vërteta dhe u pranuan nga trupi gjykues në shkallë të parë”, ka thënë Simon Laws, avokat mbrojtës i viktimave.
Më 16 korrik, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim për disa pika të akuzës, të cilat pretendohet se janë kryer në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.
