Lija e Majmunit arrin në Mal të Zi, konfirmohet rasti i parë

Rasti i parë i lisë së majmunit është regjistruar në Mal të Zi, njofton Instituti për Shëndet Publik (IJZ), i cili thekson se pacienti është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë.

Mali i Zi i është bashkuar listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje, shkruan Vijesti.

“Siç u tha, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes infektive”, thuhet në njoftim.

“Janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Lija e Majmunit zakonisht fillon me ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe kollë. Gjithashtu, mund të ketë rritje të nyjave limfatike (limfadenopati).

Go to TOP