Lajçak për takimin me Osmanin: Diskutuam për ‘shmangien e konflikteve’ të reja në veri të Kosovës
I dërguari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimeve që pati sot në Kosovë bashkë me përfaqësuesin e SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shkroi se misionin e tij të përbashkët me Escobarin në Kosovë e filluan me presidenten Osmani.
Lajçak tha se ky ishte një diskutim përmbajtësor ku u fol për rëndësinë e shmangies së tensioneve të reja në veri të vendit.
“Sot fillova misionin tim të përbashkët me DAS Escobar në Kosovë me një diskutim përmbajtësor me Presidenten Vjosa Osmani. Ne folëm për rëndësinë e shmangies së tensioneve të reja në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak në Twitter.
Ndryshe, Lajçak dhe Escobar po qëndrojnë për vizitë në Kosovë ku, të shoqëruar edhe nga Ambasadori Jeffrey Hovenier, të mërkurën janë takuar me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

