Lista Serbe: Do të parashtrojmë ankesë në Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, deklaroi pas seancës së Kuvendit të Kosovës se po shkelen të drejtat themelore të njeriut të komunitetit serb, rendi kushtetues dhe Rregullorja e punës së Kuvendit.

“Ata e dinë mirë se çfarë po bëjnë. Në seancën e kaluar kam biseduar disa herë me kryetarin e Kuvendit dhe i kam tërhequr vërejtjen për shkeljet dhe parregullsitë. Nënkryetari duhet të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve serbë, dhe në këtë rast ai është Slavko Simiq”, tha Simiq.

Siç shtoi ai, e gjithë kjo po bëhet për t’u zgjedhur Nenad Rashiq, të cilin, megjithatë, Lista Serbe nuk e mbështet.

Simiq shtoi se Lista Serbe do të paraqesë ankesë në Gjykatën Kushtetuese.


Go to TOP