Lirim Zendeli feston me flamurin kuqezi
Piloti shqiptar Lirim Zendeli shënoi fitoren e tij të parë në “USF Pro 2000 Presented by Cooper Tires” , në ‘Grand Prix of Road America’.
Zendeli këtë fitore e festoi me flamurin kuqezi.
Ndërkohë në këtë garë braziliani Kiko Porto luftoi në mënyrë mbresëlënëse në pistë nga vendi i 13-të për të përfunduar i dyti për DEForce Racing, ndërsa Jonathan Browne i Irlandës në vendin e tretë.
Kjo garë është zhvilluar gjatë ditës së djeshme.
