Limaj në Ferizaj: Nisma në parlament ka peshë për Kosovën

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur tubimin elektoral me përkrahës në qytetin e Ferizajt. Kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj, theksoi se në këto zgjedhje garojnë me burra e gra profesionale, të cilët kanë dëshmuar profesionalizëm në fushat që përfaqësojnë dhe kanë përkushtim ndaj atdheut.

Derisa kërkoi përkrahje me votë, Limaj tha se synojnë që me punë e përkushtim të qojnë përpara proceset për të mirën e gjithë vendit.

Fatmir Limaj në Ferizaj tha se lista e tyre ka peshë për të ardhmen e Kosovës.

“Jemi bashkuar rreth këtij numri si ekip për t’i dhënë një mundësi vendit të ecë përpara, ne duam që bashkë në parlamentin e Kosovës t’i jepet shans vendit të mos ketë bllokadë. Vota 112 ka peshë, pjesëmarrja jonë në parlament e jep një mundësi. Ne me pak mund mundemi të shkojmë 6+ deputetë që krijon balanca të reja. Tash e 9 muaj bëjmë me gisht kush e ka fajin”, tha ai.

Derisa kërkoi votën për kandidatë për deputet nga kjo komunë, Limaj tha se vjen me ekip profesionistësh që kanë vullnetin për kontribut të pakusht për një fazë tjetër të zhvillimit të Kosovës.

“Le të bashkohemi rreth projektit racional ta kemi Kosovën në punë, ta rikthejmë fuqishëm një qeverisje ndryshe. Numri 122 është një numër që thërret për energji pozitive. Ju siguroj nëse e kemi mbështetjen tuaj Kosova do ta ketë një qasje tjetër teksa tha se bashkë më ekipin kanë një kauzë. Kosovës i kanë ardhur proceset e mira nga njerëz të vendosur dhe jam i bindur qe kjo listë do ta ofroj ndryshimin nëse e kemi besimin tuaj” , tha ai.

Në Ferizaj u prezantuan edhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë.


Go to TOP