Liga e Konferencës, Llapi në Danimarkë e Drita në Islandë

Rrethi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës evropiane, ka vënë përballë nënkampionit të Kosovës, skuadrën e njohur daneze Brondby IF. Dueli i parë mes tyre zhvillohet në “Brøndbyvester” me fillim në orën 19:00.

Llapi vjen në këtë ballafaqim pas humbjes në raundin e parë eliminator të Evropa Ligës nga skuadra polake Wisla Krakow.

Kampanjen e evropiane Drita e nis direkt nga kjo fazë, ku në Kópavogur të Islandës pritet nga vendasit e Breidablik.

Për dallim nga herët e kaluara kur gjilanasit në këtë rreth të UEFA Europa Conference League, janë ballafaquar me emra më të mëdhenj të futbollit evropian, si Feyenoord, Antwerp e Viktoria Plzen, kësaj radhe mundësia e kalimit tutje duket më reale.

Islandezët ishin pjesë e grupeve të UECL-së sezonin e kaluar, pasi në Play-Off eliminuan Strugën. Megjithatë në grupin B nuk e morën asnjë pikë, duke regjistruar të gjitha humbje.

Breidablik – Drita fillon në orën 21:15

Go to TOP