OPINION

LIBËR QË GRISH PËR NJOHJEN E THEMELEVE TË IDENTITETIT TONË KULTUROR

Shkruan: Isak AHMETI

Libri”Kulturë e krishterë-Dromca identitare” i autorit Fatmir Koliqit , është botuar dhe promovuar kohë më parë në Qendrën “Bogdani” në Prishtinë gjatë Akademisë solemne për Ditëlindjen e Shën Nënë Terezes , në përvjetorin e dyzetepestë të jetës së tij ,në 20-vjetorin e kushtimit të tij meshtar dhe pesë vjetorin e shërbimit të tij si famullitar i Prishtinës(Parathënie e Imzot Zef Gashit(fq.9).

Libri në fjalë , siç e thotë edhe vetë autori në Hyrje(fq 15),,  hap një derë për të hyrë në një botë  ende të pa eksploruar  sa duhet  te ne  dhe për të bërë një grishje të sinqertë për njohjen e themeleve  të identitetit tonë kulturor autokton.

Shkrimet që përbëjnë këtë libër ,siç e thotë edhe vetë autori , janë shkruar në një interval kohor disavjeçar  dhe kanë pasur për shkak fenomene e argumente të ndryshme dhe që janë inspiruar fuqishëm  nga kultura e krishterë(Hyrje, fq.9) dhe duke pasur për moto një mendim brilant të Joseph Ratzingerit përkatësisht të Papa Benedikti XVI kur thotë:”

KUR FEJA I TREGON NJERIUT  KUSH ËSHTË  DHE SI DUHET TË FILLOJË TË JETË NJERI,

FEJA ATËHERË KRIJON KULTURË”.

Këtë libër ,që ka vlera shumështresore, autori ua ka kushtuar të parëve të tij martirë, që me Kryq dhe Pendë e kanë ruajtur identitetin arbëror  të krishterë , si një hallkë të pashkëputur  të qëndresës në trollin e qytetërimit europian dhe familjes së tij ,që janë vazhdimësia e këtyre të.parëve.

2.Pak biografi për autorin      

—————————————–

FATMIR KOLIQI( 1976) është prift katolik.Gjimnazin e klasik”Paulinum” e ka kryer në Suboticë të Vojvodinës(1995), kurse studimet  filozofike-teologjike  i ka kryer në Zagreb,  në Insitutin Filozofiko-Teologjik  të Jezuitëve  ,dega e Universitetit Papnoe Gregoriana  në Romë(199t-2001).Në vitin 2001 është shuguruar meshtar.

Ka shërbyer  sekretar i Imzot Mark Sopit(2001-20ë2) ,vikar i Famullisë së Novosellës (2002-2007) ,redaktor i Revistës “Drita ” (2007-2008).

Studimet postdiplomike i ka kryer në Romë(2008-2011).Gjatë viteve 2011-2016 ka qenë sekretar i  Ipeshkvit   imzot Dodë Gjergji.

Nga viti 2011 ka qenë zëdhënës i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë ,nga 2014 drejtor i SHB”DRITA” dhe kryeredaktor i revistës “Drita”, e cila momentalisht botohet vetëm në platformën online  www.drita.info.

Që nga viti 2014 është ligjërues në Shkollën Katekistike Dioqezane në Prishtinë.

Më 2016 është emëruar  famullitar i Prishtiës dhe dekan i Dekanatit të Prishtinës.

Që nga koha studentore merret me shkrime autoriale dhe përkthime që i ka botuar në revista të ndryshme.Interesimet e tij krijuese janë përqëndruar kryesisht  në fushën e teologjisë  ,filozofisë ,shkencave shoqërore  dhe letërsisë.

Ka përkthyer dokumentin e Sekrtariatit për jo të krishterët.”Shpresa që është në ju,Pasqyrë e shkurtër e fesë katolike”,Drita ,2006.

Është editor i “Stublla-Monografi”,botim i Zyrës Famullitare të Shën Jozefit-Stubëll,2005.

“Narrativë e identitetit shpirtëror të shqiptarëve “,që është libri i tij i parë autirial,(2021).(Shënimet biografike  janë të autorit)

3.Kultura e krishterë-Dromca identitare,

——————————————————-

 Drita , 2021 ,fq.222

——————————–

Në librin që.po ju paraqesim është me rëndësi të theksojmë që në fillim se autori ,Fatmir Koliqi , ka trajtuar me kompetencë një varg temash , fenomenesh dhe problemes trashedentale dhe shoqërore duke nisur me shkrimin emblemë:QYTETËRIMI I KRYQIT ,për të vazhduar  më pas me njësitë e tjera shkrimore siç janë

-Feja e vërtetë është kultura,

-Ungjillizuesi i shqiptarëve,

-Krishterimi-Philosifia  vera,

-Shenjtërit e Ulpianës,

-Dalmati që ia dhuroi Biblën Europës,

-Mjeshtri i kulturës europuane,

-Binomi”Fe&Arsye-paradigmë e shpirtit europian,

-Ditëlindja e gjuhës shqipe,

-KONGRESI I ALFABETIT:një kuvend profetik,

-Gruaja e Tejkohshme  ,

-Nënë Tereza -grua e fesë së madhe ,

-Si ta zgjedh liderin  e Qytetit,

– Mikpritje dhe dialog,

-Faktori”D”  i gazetarisë

-Një stil i krishterë për ta banuar botën  digjitale,

-Aborti:plagë për ndërgjegjen ,

-Shkenca e vërtetë të çon në takim me Zotin,

-Krijimi nuk është magji- Papa Françesku dhe Big Bang,

-CARPE DIEM-Vlerësimi i kohës dhe përdorimi i saj,

-Përvoja e shtegtimit  në takim me të Vërtetën,

-Zoti vjen për ta ngrohur planetin tonë,

-Pa dhe besoi,

-Ju jeni Drita e botës.

Librit në fjalë i paraprin një Parathënie(fq.9-11),mjaft përmbajtësore, që  është shkruat nga Imzot Zef Gashi dhe Hyrja(fq.13-15),shkruar nga vetë autori.Ç’është e vërteta , edhe Parathënia edhe Hyrja  janë një Vade mecum për të kuptuar më lehtë problematikat dhe fenomenet  ,të cilat i ka trajtuar autori  përmes një stili origjinal,të moderuar, që”herë duket se është i moderuar dhe i rrjedhshëm  , herë  therrës dhe i drejtpërdrejtë e njëkohësisht i mbështjellë me mister , që nuk zbulohet i tëri , por gjithmonë e le kexuesin të nënkuptojë e të reflektojë , i hap shtigje të reja  dhe e dërgon tek burimi pa ia imponuar mendimin , por me finesë të jashtëzakonshme  dhe butësisht çel pistat që e orienton lexuesin natyrshëm në atë drejtim”(Parathënie,fq.10).Në të vërtetë është një stil që autori e ka gërshëtuar me klasiken dhe me modenen dhe në këtë raport ndërthuret mendimi dhe shkrimet e tij që janë përfshirë  brenda kopertinave të librit në fjalë ,me qëllim për ta bërë të sotme pasurinë  e mendimit të paraardhësve  të tij , mendimin që e ka formësuar shpirtin e popullit  tonë ndër shekuj ,që pa hezitim bën pjesë  dinjitetshëm në mendimin europian të cilit i përkasim dhe ne(vep.e cit,fq 10-11).

Duke i lexuar dhe analizuar shkrimet e librit në fjalë mund të themi lirisht se ky libër , i rrallë në mjedisin tonë kulturor , të këshillon , të orienton , të aftëson për ta kuptuar më mirë jetën , filozofinë , Biblën në përgjithësi dhe kulturën e krishterë në veçanti.Për më tepër ,në këtë libër hasim edhe në shumë pyetje interesante  ,por edhe në përgjigje filozofike , të cilat i jep autori.Kështu ,p.sh. aty hasim edhe në pyetjen:ÇKA ËSHTË KOHA?

Kjo pyetje , shkruan autori ,është shumë tunduese për njeriun , sepse ajo të tërheq në vazhdimësi për të përsiatur fuqinë e saj  metafizike.Dhe një ndër ata që e ka ngacmuar për së tepërmi koncepti kohë, ka qenë edhe Shën Augustini ,filozof, shkrimtar dhe teolog i madh në shek.IV, i cili në “Rrëfimet”e tij ka thelluar mendimin me shumë pyetje  në lidhje me kohën , duke e parashtruar  atë me një theks të veçantë në raport me krijimin dhe amshimin ,përkatësisht me Hyjin.Shën Augustini  ,i nxitur nga dijetarë të tjerë, pyet:A ka pasur kohë para krijimit?Duke i shkoqitur dy konceptet filozofike-teologjike:kohë dhe amshim, Shën Augustini arrin te përfunfimi se koha  është kategori e krijimit  , ajo ka filluar  të ekzistojë atëherë  kur Zoti ka krijuar  gjithësinë me fjalët”Le të bëhet.Dhe nga çasti i krijimit, e ekzistuara ka filluar të jetojë në kategoritë e veçanta që janë e veçanta e botës së krijuar(Vep.e cit.fq192-193 ).

Në fund të shkrimit:Carpe diem-Vlerësimi i kohës dhe përdorimi i saj, autori konstaton ,citojmë:”Koha dhe amshimi  takohen  ,pajtohen dhe përmbushen  në Personin e Jezu Krishtit , Zot e Njeri, dhe vetëm në Personin e Tij  e gjejmë kuptimin e kohës  dhe na zbulohet misteri i amshimit”(Vep.e cit.fq.195).

Shumë interesante  janë persiatjet dhe meditimet  e autort për Dritën,te shkrimi:JU JENI DRITA E BOTËS(fq.217-222).

   Duke përsiatur dhe duke shkruar për dritën , autori thekson me të drejtë se drita ëshë simbol i të vërtetës.Në kontekst ne këtë ,autori i referohet tekstit të Binlës ku thuhet:”Hyji tha:Le të bëhet drita!Dhe drita u bë…”(Zan 1,3).Pransaj s’është e çuditshme që edhe Psalmistim qysh moti ka thurë këngën e vet duke e parë tek drita Krijuesin:”Zoti është drita ime dhe shëlbimi im”(Ps 27), ndërsa Gjoni duke i përjetuar dhe prekur në shpirt të rrrahurat e kësah Drite, klith:”Hyji është Dritë”(Gjn , 1,5).Dhe Jezusi , sipas autorit , e zgjat këtë prekje dhe këtë përjetim  hyjnor dhe ia dhuron njeriut , e lidh me origjinën e tij duke e bërë kështu pjesë të Dritës , botës të saj , dhurues dhe promovues të saj:”Ju jeni drita e botës”(Vep.e cit.fq.218).

Libri i Koliqit ka një gamë të gjerë temash  për krishterimin si filizofi jete , për shenjtërit e krishterimit me origjinë ilire , për Shën Palin ungjillizues i ilirëve (shqiptarëve), për Shën Jeronimun dalmat që i ka dhuruar Europës Biblën(Vulgatën) , që është përkthyer në shqip nga Dom.Simon Filipaj, për Benediktin ,pajtorin e Europës , për paradigmën  shpirtërore Atme e Fe  etj.

Me shumë përkushtim dhe kompetencë siç vërehet në libër , autori ka trajtuar edhe temat kombëtare , ka shkruar aty me shumë elegancë për ditëlindjen e Alfabetit , si një nga ngjarjet më madhore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare , për Nënën Tereze , për fenë ,për shkencën , për abortin , për kohën dhe raportin tonë me kohën e re ,etj.Kështu siç shihet,  prandaj , libri ka një shtrirje të gjerë dhe si i tillën hap horizonte të reja  fetare , filozofike  dhe kulturore duke e lidhë kështu ,siç thotë Ndue Ukaj , me paradigmën aristoteliane  se njeriu prej natyrës  përherë aspiron kartësitë.

4.Në përmbyllje

————————–

Libri :Kulturë e krishterë , siç e thamë diku më lart , ka vlera shumështresore , është libër që të këshillon , që të ndihmon për t’u lartësuar , është libër që sfidon të kundërtën , është libër që të aftëson më mirë jetën , filozofinë , Biblën  dhe kulturën e krishterë.Prandaj , jo rastëdisht , autori për moto dhe aspirim ka marrë një mendim brilant  filozofiko-teologjik të Joseph Ratzinger-it -Bendikti XVI.

Shi për shkak të këtyre vlerave shumështresore

 libri në fjalë lexohet me me një frymë.