Lewandowski do të marrë masa nëse Bayerni bllokon transferimin e tij te Barcelona

Barcelona tashmë ka filluar të veprojë në përpjekje për të mbyllur sa më shpejt nënshkrimin e Robert Lewandowskit, një prioritet absolut për të udhëhequr projektin e ardhshëm sportiv.

Sulmuesi tashmë ka një marrëveshje dyvjeçare plus një të tretë opsionale me klubin Blaugrana, por përpjekjet e hershme për të mbajtur një negociatë pa inate me Bayernin kanë dështuar.

Klubi gjerman nuk pranon të flasë dhe as nuk dëgjon propozimet e katalonasve.

Nëse ky bllokim vazhdon, Lewandowski do të veprojë sërish publikisht për të zhbllokuar transferimin.

Numërimi mbrapsht për nënshkrimin e Lewandowskit ka filluar dhe objektivi i Barçës dhe lojtarit është të parandalojnë që largimi i tij të kthehet në një telenovelë.

Ata shpresojnë që futbollisti tashmë mund të jetë në Barcelonë gjatë javës së dytë të korrikut për të filluar parasezonin nën drejtimin e Xavi Hernández dhe besojnë se java e ardhshme mund të jetë absolutisht vendimtare.

Pavarësisht gjithçkaje, te Barça është befasuese ashpërsia me të cilën po flasin drejtuesit e Bayernit.

Ata e kuptojnë se është një pozicion për publikun e tyre dhe për të marrë kthimin maksimal ekonomik, por realiteti është se në negociatat e brendshme vazhdojnë të qëndrojnë shumë të vendosur.

Lewandowski tashmë ia ka bërë të qartë Bayernit se nuk do të paraqitet në parasezon dhe i ka kërkuar që të negociojnë dhe largimin e tij. 

Go to TOP