Sveçla: Asnjë shtetas kosovar nuk është duke luftuar në Ukrainë, është vetëm propagandë e Serbisë

Asnjë shtetas kosovar nuk është duke luftuar në Ukrainë.

Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, pas ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së pestë të Fakultetit të Sigurisë Publike.

Ai u shpreh se raportimet se shtetas kosovarë janë duke luftuar në Ukrainë, janë vetëm propagandë e Rusisë.

“Nuk ka asnjë shtetas të Kosovës që është duke luftuar në Ukrainë, këto janë në kuadër të propagandës ruse e cila në vazhdimësi mundohet që të sulmojë jo vetëm Kosovën, por të gjithë vendet e perëndimit me qëllim që të arsyetojë luftën e saj të padrejtë në Ukrainë”, tha Sveçla.

Go to TOP