LDK: Vetëvendosje sonte tentoi përmbysjen e rendit kushtetues në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas seancës së thirrur për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të rëndë kushtetuese.

Në komunikatën për media, LDK-ja ka deklaruar se nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe të vetë shtetit.

Sipas tyre, veprimi i ndërmarrë sonte është abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës dhe përpjekje për të imponuar, siç thuhet, “vullnet parapolitik”.

“Republika nuk mund të merret peng. Rendi kushtetues nuk është i negociueshëm”, thuhet në reagim.

LDK-ja ka paralajmëruar se për zhvillimet e sotme do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale. /Kosova.info/


Go to TOP