LDK prezanton listën me 110 kandidatë: 7 qershori, dita e ringritjes së madhe

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar listën prej 110 kandidatëve për deputetë duke e cilësuar atë si “listë fituese” dhe përfaqësuese të vizionit për një Republikë me institucione të forta, zhvillim dhe orientim të palëkundur perëndimor.

Në njoftimin e saj, LDK thekson se lista bashkon përvojën politike me energjinë e re duke përfshirë profesionistë, akademikë, përfaqësues të diasporës dhe figura qytetare nga të gjitha anët e Kosovës.

Sipas deklarimit, kandidatët përfaqësojnë integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj shtetit, me synimin për të sjellë më shumë siguri, qetësi dhe shpresë për qytetarët.

“Ky është ekipi ynë. 7 qershori është dita e ringritjes së madhe”, thuhet në mesazhin prezantues të LDK-së. /Kosova.info/


Go to TOP