LDK Lipjan propozon tre kandidatë për deputet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare

Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan ka mbajtur sot një mbledhje, në të cilën është marrë unanimisht vendimi për propozimin e kandidatëve për deputet nga kjo degë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Nga vota e kryesisë, kandidatët e propozuar janë: Anila Deliu, Latif Ramadani dhe Naser Osmani.

LDK në Lipjan theksoi se ky vendim është rezultat i diskutimeve të përgjegjshme dhe i vlerësimit të angazhimit të secilit kandidat. Përmes një komunikate, dega u shpreh se do të vazhdojë të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe unitet për të përfaqësuar sa më denjësisht qytetarët e Lipjanit në procesin zgjedhor dhe në institucionet e vendit.

Sipas LDK-së së Lipjanit, angazhimi për një përfaqësim të drejtë dhe efikas mbetet prioritet, ndërsa bashkëpunimi me qytetarët do të jetë shtylla kryesore e fushatës së tyre. /Kosova.info/


Go to TOP