Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026

Në cilësinë e Koordinatorit Nacional të Programit për Reforma Ekonomike, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka udhëhequr takimin lansues për ciklin e ri të procesit për hartimin e Programit për Reforma në Ekonomi (PRE) për periudhën 2024-2026.

Krahas përgatitjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor për pjesëmarrjen e tyre në procedurat e koordinimit të politikave ekonomike me Bashkimin Evropian, ky dokument paraqet një instrument planifikimi të reformave përmes të cilave Qeveria planifikon të shtyjë zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë periudhës 2024-2026.

Ky program, njëherazi përfaqëson edhe nivelin më të lartë të angazhimit mes BE-së dhe vendeve kandidate dhe kandidate potenciale të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë respektivisht; në pjesëmarrjen e këtyre të fundit në procedurat e koordinimit të politikave Ekonomike me Bashkimin Evropian.

Programi është i përbërë nga 3 fusha dhe 12 nën-fusha të përcaktuara nga Komisioni Evropian, e që janë: Konkurrueshmëria, Qëndrueshmëria dhe Kapitali Njerëzor.

Zbatimi i reformave të identifikuara në PRE është tejet i rëndësishëm në përmirësimin e konkurrencës, krijimin e vendeve të punës, gjithëpërfshirjen sociale, si dhe përmbushjen e kritereve ekonomike gjatë procesit të anëtarësimit. /Kosova.info/

Go to TOP