Lajçak mbërrin në qeveri, nis takimi me Kurtin

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në qeveri për t’u takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Takimi i Lajçakut tek Kurti vjen pas atij që emisari pati me presidenten, Vjosa Osmani.

Lajçak ka ardhur në Kosovë për të diskutuar shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Pas vizitës në Kosovë, ai nesër do të udhëtojë edhe për në Serbi, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Go to TOP