Lady Gaga publikon një single të ri jazz-i: Dëgjoni ‘Love for sale’

Legjenda nëntëdhjetë e katër vjeçare e xhazit Tony Bennett dhe ylli i popit Lady Gaga publikuan sot këngën e tyre të re të quajtur “Love for sale”, e cila është edhe emri i albumit të tyre të dytë duet jazz.

Kjo është hera e tretë që Gaga bashkëpunon me Tony Bennett. 

Ata regjistruan duetin për herë të parë në 2011, dhe në 2014 ata lëshuan një album të përbashkët, i cili ishte një sukses i madh tregtar.

Albumi “Cheek to cheek”, të cilin ata e lëshuan në atë kohë, fitoi një çmim Grammy dhe u bë albumi më i shitur i jazzit në dhjetë vitet e fundit.

Albumi i ri i quajtur “Love for sale” do të dalë më 1 Tetor të këtij viti, dhe është gjithashtu albumi i fundit që Bennett do të nxjerrë në karrierën e tij.

Go to TOP