SPORT

Europa League: Përplasje mes tifozëve në Leicester-Napoli, arrestohen 12 persona

Ndeshje e tensionuar të enjten mbrëma mes Leicester dhe Napolit, e vlefshme për grupet e Europa League.

Në fushë, Dhelprat ishin kaluar në avantazh të dyfishtë, falë golave të Perez (9) dhe Barnes (64), por napoletanët arritën të barazonin, pas dopietës së Osimhen (69, 87). Mirëpo, nuk kishte vetëm në fushë ngjarje, pasi edhe në tribuna, u zhvilluan një përplasje mes mbështetësve.

“RMC” raporton se policia duhej të ndërhynte për të ndarë tifozët anglezë dhe italianë të cilët po hidhnin shishe ndaj njëri -tjetrit.

Një duzinë mbështetës të Napolit gjithashtu u përpoqën të kapërcejnë barrierën dhe u përleshën me policinë. Para kësaj ngjarje, disa përleshje kishin ndodhur në rrugët e qytetit para fillimit të takimit. Sipas gazetës Leicester Mercury, policia arrestoi 12 tifozë të Napolit jashtë stadiumit.

Image
Image