Ky është personi që u vra dje në Dumnicë të Podujevës

Mbrëmjen e djeshme, u raportua se një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Media mëson se viktima është Sali Salihu, 66- vjeçar.

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ka konfirmuar vdekjen e tij dhe e ka cilësuar si vrasje duke dhënë edhe detaje të tjera lidhur me këtë rast.

‘’Fsh. Dumnicë e Epërme, Podujevë 26.03.2023 – 18:08. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.’’ thuhet në raportin e policisë. 

Go to TOP