Ky është i dyshuari për plagosjen në Klinë, shpallet në kërkim nga Policia
Pasditen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë në lokalin Coyote Lounge Bar në Klinë, ku një person u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i plagosur. Viktima Anton Prela është dërguar në spital, ndërsa i dyshuari është arratisur.
Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është Tush Frroku nga Istogu.
Ndërsa pak më parë u raportua se personi që është plagosur sot në Klinë ka vdekur.
Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në Klinë.
“I plagosuri është sjellë në QKMF në Klinë, i është dhënë ndihma, edhe unë kam qenë pjesë e ekipit, pastaj rasti është dërguar në Spitalin e Pejës, dhe mandej nga atje është konfirmuar vdekja e tij” – tha ai.
