Kuvendi nuk e ndalë zilen në hollin ku ka ftuar Haki Abazi konferencën

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar zilen që gati më shumë se gjashtë minuta dhe nuk po e ndalë atë në hapësirën ku deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka ftuar konferencë për media.

Abazi ka ftuar konferencën pas paralajmërimit për zëvendësimin e tij nga kryeministri, Albin Kurti, nëpër komisionet ku shërben.

Ai ka paralajmëruar disa video dhe skandale të tjera pas “shkarkimit” që ia ka bërë Kurti.

“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka shkruar ai.

Go to TOP