Kuvendi miraton Projektligjin për regjistrimin e popullsisë
Me 69 vota për dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesa.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se regjistrimi i popullsisë do të bëhet gjatë vitit 2022.
“Regjistrimi i planifikuar të mbahet vitin e kaluar është shtyrë për shkak të zhvillimeve të pandemisë COVID-19 dhe zgjedhjeve komunale që janë mbajtur në tetor të vitit të kaluar. Afati i ri për regjistrimin e popullsisë është përcaktuar të jetë në vitin 2022”, tha ai.
