Kuvendi i Shqipërisë voton sot rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votoi sot projekt-rezolutën e mazhorancës që dënon masakrën e Srebrenicës.

Në projekt-rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Nismëtarët pohuan se projekt-rezoluta iu referohet 3 rezolutave të miratuara nga Parlamenti Europian në vitet 2005, 2009 dhe 2015.Nisma vjen pas rrëzimit në muajin maj të rezolutës së dorëzuar nga Sali Berisha. Mazhoranca e rrëzoi me argumentin se nuk mund të votojë një nismë të një personi të shpallur non grata nga SHBA.

Ndërkaq, Partia Socialiste ka kërkuar që të kalojë me procedurë të përshpejtuar ratifikimi i Protokolleve të anëtarësimit në NATO për Suedinë dhe Finlandën që të shqyrtohet gjatë ditës së sotme. 

Go to TOP