Kusari-Lila: Në sesion pranveror janë miratuar 87 ligje në të dy leximet dhe 18 marrëveshje të arritura ndërkombëtare

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka arritur të thyej rekordin e miratimit të ligjeve në sesionin pranveror.

Kusari-Lila përmes një konference për media tha se në këtë sesion janë miratuar gjithsej 87 ligje në të dy leximet.

Ajo po ashtu tha se Kuvendi i Kosovës një rekord të tillë e ka pasur në vitin 2008 kur është shpall Pavarësia e Kosovës dhe në vitin 2013 kur është përmbyll pavarësia e mbikëqyrur.

“Kuvendi ka arritur të thyej rekordin e miratimit të ligjeve që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. me 87 ligje të miratuara në të dy leximet dhe 18 marrëveshje të arritura ndërkombëtare gjë që nënkupton dhe bashkimin e pozitës dhe të opozitës në miratimin e këtyre marrëveshjeve. Kuvendi i Kosovës një rekord të tillë e ka pasur në vitin 2008, kur është shpallur pavarësia e Kosovës dhe në vitin 2013 kur është përmbyll pavarësia e mbikëqyrur. Kemi ende shumë punë për të bërë për të rritur performancën dhe perceptimin e duhur të qytetarëve për punën e deputetes dhe deputetit”, ka thënë Kusari – Lila.

Ajo po ashtu tregoi dhe synimet e LVV-së për sesionin vjeshtor.

“Synimet tona në sesionin vjeshtor janë: dinamizmi i punës së mëtejshëm, përmbushja në afate optimale e agjendës legjislative, organizimi i sa më shumë dëgjimeve publike dhe rritjes së transparencës me qytetarët, trajtimi i sa më shumë çështjeve të adresuara nga qytetarët drejt kuvendit dhe grupit tonë parlamentar në veçanti. Përsosja e sistemit të institucioneve që raportojnë në kuvend dhe shtimi eksponencial i numrit të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve dhe të gjitha fushat”, tha Kusari-Lila.

Go to TOP