Kosova

Pas 18 vitesh kontribut në Termokos, pensionohet inxhinieri Xhevat Pakashtica

Për plot 18 vite ka qenë në pozitën e inxhinierit në ndërmarrjen Termokos, ndërsa sot Xhevat Pakashtica me një ceremoni rasti është përcjellë në pension.

Naim Bytyçi, drejtor i Departamentit të Distribuimit, ka rikujtuar kohët e kaluara bashkë dhe bashkëpunimin, që kanë pasur që nga fillimi i angazhimit të Pakashticës në ndërmarrje.

Ai tha se Pakashtica ka qenë një punëtor i përkushtuar, i palodhshëm dhe shumë bashkëpunues.

Për përkrahjen, që i ka ofruar në punë, që nga ditët e para të angazhimit në ndërmarrje, Pakashticën e ka falënderuar Valdete Marevci, koordinatore e ndërmarrjes me institucionet tjera.

Ndërkaq, u.d. i drejtorit të Departamentit Administrativ, Betim Krasniqi në shenjë mirënjohje për angazhimin shumëvjeçar në ndërmarrje, i ka ndarë një mirënjohje për kontribut jetësor Pakashticës.

Dhurata e fjalë miradie për të patën edhe kolegët tjerë, e në veçanti bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Xhevat Pakashtica ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin, respektin dhe gjithë ato fjalë miradije, që kishin kolegët për të.

Gjatë angazhimit, që nga viti 2004, Pakashtica ka punuar si inxhinier në pozita të ndryshme në NP “Termokos”, ku ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e ndërmarrjes. 

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort