Kusari-Lila: Kurti s’do të nënshkruaj marrëveshje të veçantë për Asociacionin

Qeveria e Kosovës nuk do të zbatoj diçka e cila rrezikon rendin Kushtetues dhe krijon një nivel të ri të qeverisjes, kështu ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mimoza Kusari-Lila, duke iu përgjigjur kritikave të partive opozitare për draft-statutin e Asociacionit.

Ajo në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është kuptuar qartë sa i përket deklaratës së tij, kur ka thënë se ka qenë i gatshme që të nënshkruaj marrëveshjen pwr Asociacionin. Sipas saj, ai ka shprehur gatishmërinë që të nënshkruaj marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjen për aneksin e arritur në Ohrwr, dhe që nuk ka thënë do ta nënshkruaj marrëveshje për Asociacionin në veçanti.

Kusari-Lila ka thënë se për draftin Qeveria ka dërguar komente në Bruksel dhe sipas saj, është vështirë të besohet që Qeveria mund të zbatoj diçka e cila rrezikon vendin.

“Së pari që nuk po kuptohet qartë se kryeministri ka shprehur gatishmërinë të nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshje aneksit dhe zbatimit të Ohrit në tersi, nuk ka thënë që është draft i Asociacionit në veçanti i pranuar dhe me aq përmbyllet ky proces. Kjo po evitohet gjatë gjithë kohës e para. E dyta që si draft është draft i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria vetëm ka dorëzuar komentet dhe e treta që nuk mund të këtë mekanizëm tjetër jashtë mekanizmit të institucioneve të Kosovës që bënë zbatim të tij. Prandaj deri sa në këto argumente i kemi këto situata është vështire të besohet që kjo qeveri mund të zbatoj diçka e cila rrezikon rendin kushtetues apo krijon një nivel të ri të qeverisjes në Kosovë”, tha ajo.

Ajo ka shtuar se opozita ka gabim sa i përket kritikave se Qeveria do ta rrezikoj shtetin me zbatimin e Asociacionit, siç kanë gabuar sipas saj, me kritika edhe për marrëveshjet për targat dhe për energji.

“Për arsye se është kjo qeveri e cila njëjtë ka mbajtur qëndrimin parimor sa i përket edhe marrëveshjeve paraprake dhe në përmbyllje të viti 2023 shohim një zbatim gati si të plotë të marrëveshjes për targat dhe një konkretizimi si as një herë më parë të marrëveshjes për energji. Këto dyja kanë qenë marrëveshje që kjo opozita ka kritikuar edhe ka deklaruar e ka konkluduar se kryeministri ka dështuar e qeveria ka pranuar diçka e cila ishte e pa imagjinueshme në kohë të tyre po doli e kundra. Prandaj edhe për këtë jam e bindur njëjtë që e kanë gabim sikur se e kishin gabim për këto marrëveshjet e tjera për arsye se draft statuti i Asociacionit është draft i propozuar nga BE-ja në të cilin janë dhëne komente dhe kundrejt se cilit prapë nuk ka ndonjë veprim aktualisht përderisa të mos kemi konkretisht përgjigje mbi komentet dhe argumentimet që i ka qeveria”, tha ajo.

E para e deputetëve të VV-së në këtë interviste ka folur edhe për punën e kësaj legjislature në Kuvend, për të cilën ka thënë se viti 2023 ka qenë një viti i mirë për sa i përket miratimit të projektligjeve. Sipas saj, deri në seancën e fundi plenarë të vitit 2023 janë miratuar 72 projektligje prej të cilave 16 kanë qenë marrëveshje ndërkombëtare.Kusari-Lila ka thënë se puna e Kuvendit është karakterizuar me ngecje në raport të angazhimit të opozitës, ku sipas saj, ka pasur abstenime të vazhdueshme e mospjesëmarrje në votim.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës ka pasur një vit të them relativisht të mirë në aspektin angazhimit dhe në aspektin e miratimit të projektligjeve. Kemi pasur sfida megjithatë në fund të viti një bilanc pozitiv. Deri në seancën e fundit plenare kemi arritur ti miratojmë 72 projektligje prej të cilave janë 16 marrëveshje ndërkombëtare dhe të cilat 11 kanë qenë në sesionin pranveror ndërsa pesë të tjera kanë qenë në sesionin vjeshtor. Puna e Kuvendit është karakterizuar me ngecje në raport të angazhimit të opozitës, ka qenë evidente gjatë gjithë kohës, këtë vit më shumë së sa dy vitet paraprake të kësaj legjislature. Ka pasur abstenime të vazhdueshme gjegjësisht mos pjesëmarrje në procesin zgjedhor nga ana e opozitës”.

“Në situatën kur ne kemi pasur probleme në kuptimin e sfidave apo angazhimeve të cilat deputetët i kanë pasur siç ishte rasti me sesionin pranveror me dy deputete në pushim të lehonisë. Pastaj me disa sfida të tjera, kemi pasur raste ku jo rrallë janë mbytur punimet e Kuvendit në mungesë të kuorumit apo mos mundësisë së votimit përkundrejt se në sall kishte mbi 70 deputet përfshirë këtu edhe ata të opozitës, por refuzimi i tyre i pjesëmarrjes në votim ka sjell deri tekë situata të cilat pa shmangshëm është dashur të mbyllet votimi”, tha ajo.

Kusrai-Lila me këtë rast ka përmendur edhe disa prej projektligjeve të cilat kanë kaluar për të cilat tha se kanë qenë boshti i premtimeve të tyre si parti gjatë fushatave zgjedhore.

“Por kemi arritur në këtë periudhë kohore të kalojnë disa ligje të cilat janë edhe kanë qenë boshti i premtimeve tona si pozitë gjatë fushatës dhe zgjedhjeve të viti 2021. Në sesionin e fundit e kemi përmbyllur me votimin në dy lexime, tash ligjin për fondin sovran si ligji bazë për reformën ekonomike, pastaj ligji për artin dhe kulturën. Kemi arritur të miratojmë marrëveshje të cilat kanë nisur reformën e sistemit pensional, marrëveshja me Bankën Botërore e cila kishte mbetur disa muaj pa u votuar në seancë si rrjedhojë e mos votimit të opozitës e pastaj si rrjedhojë e një Grupi parlamentar, në këtë rast LDK-së, mos pjesëmarrje në votim, por me dy grupe të tjera kemi arritur ta miratojmë. Tash vetëm janë shpalljet për pensionet e pjesshme kontributdhënës, të cilat e heqin kufizimin prej 15 vite provoj paraprake dhe kjo është drejt për drejta që ndikon tekë jeta e qytetarëve veçanti tekë qytetar e moshës së tret”.

“Janë një mori ligjesh të tjera siç janë ligji për bujqësi, për zhvillim rural, ligji për anti-doping, marrëveshje të cilat përafrojnë Kosovën me BE-në, legjislacioni që nënkuptohet me reformën Evropiane. Gjithashtu edhe projektligje të cilat kanë vënë bazat për sistemin e shëndetësisë, siç është ligji për çmimet tavan të barnave, i cili është miratuar dhe përfundimisht pas disa legjislaturave tash mund të përcaktohet të mbahet një rregull i çmimit të barnave, në veçanti duke pasur parasysh ndikimin që e kanë në përditshmërinë e jetës së qytetarëve”, tha ajo.

Ajo ka theksuar se sfidë për Kuvendin do të jetë edhe në vitin 2024 kalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Go to TOP