Kurti viziton Lipjanin, VV: Bashkë më mirë, bashkë punojmë dhe bashkë qeverisim

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti mbrëmë bashkë me kandidatin e këtij subjekti për Lipjanin e kanë vizituar këtë qytet në kuadër të fushatës të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Në njoftim thuhet se do të punojnë bashkë të gjithë për të mirën e qytetit.

“Trajtimi i barabartë i të gjithë qytetarëve pa dallim në investime e punësim dhe depolitizimi i arsimit në njërën anë bashkë me funksionalizimin e qendrave shëndetësore në fshatrat e komunës së Lipjanit dhe mbështetjen e bujqve e fermerëve përmes ngritjes së subvencioneve në anën tjetër, do të jenë prioritetet e qeverisjes së re të Lipjanit me kryetar Adnan Rrustemin”.

“Bashkë më shumë me Lipjanin, bashkë më mirë, bashkë punojmë dhe bashkë qeverisim me Adnan Rrustemin dhe numrin 144”, thuhet në njoftim.

Go to TOP