Arbër Krasniqi sjell këngën “I Should Have Been There”

Kantauori Arbër Krasniqi sjell këngën “I Should Have Been There”.

Kënga në fjalë është e shkruar dhe kompozuar nga kompozitori amerikan Ian Luck i cili po ashtu ka ekzekutuar në kitarë, përderisa Arberi përveç këndimit ka ekzekutuar në Bass kitarë si dhe ka bërë miksin dhe masterin e këngës.

Ky është bashkëpunimi i dytë i tij me autor amerikan, duke marrë parasysh që kënga “I Should Have Been There” (Do të duhej të isha aty) vijë pas këngës Willow Tree (Shelgu) tekstin e të cilës e shkroi tekstshkruesja amerikane Dee, si dhe zërat përcjellës i solli grupi “West End Junction”.

Vlen te theksohet se përveç këngëve, Arberi kompozon edhe muzikë filmi, me të cilat ka marrë pjesë edhe në festivale kombëtare e ndërkombëtare.

Këngët e Arbërit mund t’i dëgjoni në kanalin e tij në YouTube si dhe në të gjitha platformat muzikore si Spotify,  iTunes e të tjera.

Go to TOP