Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Kurti vizitoi Agjencinë e Statistikave të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti vizitoi sot zyrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për t’u njoftuar me punën e agjencisë në planifikimin dhe realizimin e procesit madhor të regjistrimit të popullsisë, që do të fillojë në muaji prill 2024.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ata panë për së afërmi proceset teknike të përfunduara nga ASK.

Kryeministri tha se nuk ka proces më të rëndësishëm për planifikim sesa regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave dhe ofroi mbështetje të plotë për ASK-në ashtu që censusi të zhvillohet me përpikëri të nevojshme e sipas standardeve të EUROSTAT-it.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, bashkë me ekipin e drejtorëve të ASK-së, njoftoi kryeministrin për hapat e radhës në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, përfshirë organizimin e regjistrimit të diasporës përmes platformës e-Kosova.

Go to TOP