Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Krasniqi, qeverisë për ndarjen buxhetore: Diskriminimi më i egër institucional në histori ndaj qytetarëve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur shqetësim për mënyrën e ndarjes së projektligjit buxhetor nëpër komuna, duke e cilësuar si diskriminimin më të egër institucional ndaj qytetarëve në historinë e Kosovës.

Siç thekson lideri opozitar, një qasje e tillë e Qeverisë Kurti, është shantazh i ulët politik, ndaj edhe bën thirrje tek deputetët specifikisht të Vetëvendosjes, të mos votohet një projektbuxhet i tillë.

”Derisa për katër komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, Qeveria ka ndarë më shumë se gjysmën e buxhetit për investime të reja kapitale për vitin 2024, për katër komuna që udhëhiqen nga Partia Demokratike e Kosovës – Ferizajn, Skënderajn, Kaçanikun e Hanin e Elezit, nuk është ndarë asnjë cent.
Gjilani, Shtimja, Kamenica dhe Podujeva përbëjnë 11.6 % të popullsisë së Kosovës, ndërsa u është ndarë 59.5 % e buxhetit për investime të reja kapitale.
Ndërkaq, për të gjithë të tjerët, që janë 88.4 % e popullsisë, Qeveria ka ndarë vetëm 40.5 % të këtij buxheti.
Ky është diskriminimi më i egër institucional ndaj qytetarëve në historinë e Kosovës, që prej çlirimit të vendit tonë.
Kultura politike në Kosovë ka nevojë të shtensionohet e të rritet bashkëpunimi, jo të instalohet kjo kulturë e hakmarrjes dhe diskriminimit.
Kjo qasje e Qeverisë kundër qytetarëve të komunave të cilat nuk i drejton partia në pushtet është shantazh i ulët politik.
Unë ftoj edhe deputetët e Vetëvendosjes, krahas atyre të opozitës, që me votën e tyre të mos e vulosin këtë propozim diskriminues të Qeverisë.
Është e turpshme dhe e papranueshme të votohet për një buxhet të tillë”.
(*Raporti i Institutit GAP)

Go to TOP