Kurti uron Trumpin për fitore

E kemi tani edhe reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për zgjedhjet në ShBA.

Kurti e ka uruar Trumpin për fitore në zgjedhje, ka thënë se ShBA-ja është aleate kyçe, mike dhe partnere e Kosovës, dhe që mezi pret të punojë së bashku me të për përparim dhe paqe.

Kosova ka gëzuar përkrahjen e ShBA-së, ndër vite, pavarësisht kush ka qenë në krye të saj.

Administrata aktuale ka inkurajuar vazhdimisht Kosovën që t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë si një kusht për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian, ndërsa Trumpi, sa ishte president, ishte dëshmitar i nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Megjithatë, Richard Grenell, i cili gjatë administratës Trump ishte përfaqësuesi amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, shtyu përpara marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve, të cilën Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton ashpër.

Go to TOP