Kurti udhëton për në Mynih të Gjermanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sonte për në Mynih të Gjermanisë.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit, raporton Zeri.info.

Ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, ku do të zhvillojë takime të ndryshme me liderë shtetërorë të vendeve të ndryshme.

Kujtojmë se në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Go to TOP