Kurti: Trashëgimia e Papa Françeskut do jetojë përgjithmonë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti shprehu ngushëllime për vdekjen e Papës. Ai ka thënë se trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të vazhdojë.
“Në këtë të hënë të Pashkëve – një ditë shprese dhe ripërtëritjeje për të krishterët në mbarë botën – ne vajtojmë vdekjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut. Trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të vazhdojë. Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të thella. U preftë në paqe”, ka shkruar Kurti. /Kosova.info/
On this Easter Monday — a day of hope and renewal for Christians around the world — we mourn the passing of His Holiness Pope Francis. His legacy of humility, justice, and compassion will endure. On behalf of the people of Kosova, I offer our deepest condolences. May he rest in…
— Albin Kurti (@albinkurti) April 21, 2025
