Kurti thotë se miratimi i buxhetit prej 3.2 miliardë euro është më i larti dhe më gjithëpërfshirësi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se buxheti i miratuar sot në Kuvend prej 3.2 miliardë euro është më i larti dhe më gjithëpërfshirësi ndonjëherë.

Kurti thekson se ky buxhet pos që i dedikohet arsimit, shëndetësisë, ushtrisë, bujqësisë, ekonomisë e kulturës, buxhetit përfshin edhe rininë, gratë e grupet e cenueshme të shoqërisë sonë,.

“3.2 miliardë është buxheti i Republikës sonë për vitin e ardhshëm, e që është jo vetëm më i larti ndonjëherë, por edhe më gjithëpërfshirësi. Kjo nënkupton 3.2 miliardë euro për arsimin, shëndetësinë, ushtrinë, bujqësinë, ekonominë e kulturën. Mirëpo, mbi të gjitha nënkupton 3.2 miliardë euro për rininë, gratë e grupet e cenueshme të shoqërisë sonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Go to TOP