Kurti takon Cramon, falënderon për liberalizimin e vizave

Kryeministri Albin Kurti, takoi mbrëmë Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit”, njofton zyra e kryeministrisë.

Sipas komunikatës, Kurti ka falenderuar Cramon për liberalizimin e vizave.

“Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik.Kryeministri e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e znj. Cramon në Parlamentin Evropian”, njofton kryeministria. /Kosova.info/

Go to TOP