Kurti takon ambasadorin e Turqisë, flasin për thellim të bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim gjatë ditës së sotme ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, në takim u diskutua mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“Kryeministri falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e mirë dhe shprehu mirënjohjen për shtetin dhe popullin turk për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim.


Go to TOP