Kurti takohet me ambasadorët gjermanë dhe nga rajoni, diskutojnë për rrugën drejt BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar këtë të premte me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde dhe me ambasadorët tjerë nga Berlini dhe rajoni.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori Jorn Rohde përmes një postimi në platformën “X”, ku ka thënë se në këtë takim është diskutuar për çështjet rajonale.

“Së bashku me kolegët gjerman nga rajoni dhe Berlini, e nisa ditën me një diskutim nxitës për çështjet rajonale dhe rrugën drejt Bashkimi Evropian”, ka shkruar Rohde.

Rohde ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për dialog, siç ka shkruar ai, të thellë dhe të sinqertë. /Kosova.info/

Go to TOP