Kurti shprehet i gatshëm ta ndihmojë Greqinë në përballjen me zjarret

Ditëve të fundit Greqia është duke u përballur me zjarre të shumta pyjore, gjë që ka bërë që disa ishuj të lëshojnë alarmin për ndihmë dhe që t’i evakuojnë qytetarët nga atje.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa pamjet e zjarreve i ka quajtur si shkatërruese.

Kurti është shprehur i gatshëm që t’i ndihmojë Greqisë që ta tejkalojë këtë sfidë.

“Pamje shkatërruese nga Greqia që tregojnë zjarre të furishme. Shpresojmë për sigurinë e të gjithë të prekurve dhe jemi të pikëlluar nga shkatërrimi dhe vështirësitë që zjarret kanë sjellë në ishuj. Qeveria jonë është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mundemi”, shkroi ai në Twitter.

Go to TOP