Kurti për ndalimin e vizitave nga Specialja në Hagë: Është zhvillim negativ

Kryeministri Albin Kurti, për vendimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, për ndalimin e vizitave dhe telefonave për ish-krerët e UÇK-së, ka thënë se për këto zhvillime negative institucionet e Kosovës i kanë mundësitë e kufizuara për të pasur çfarë do ndikimi.

“Është zhvillim negativ sepse e pësojnë familjet dhe më të dashurit e atyre që po mbahen mbi tri vite në burgun e Hagës, duke theksuar se dje e ka kuptuar nga deputetja Shqipe Selimi”, tha Kurti.

Ai tha se ketë zhvillim negativ e ka diskutuar bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe se po mendojnë se si mund të ndihmojnë. /Kosova.info/

Go to TOP