Kurti: Para Krishtlindjeve do të aplikojmë për anëtarësim në BE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI!”.

Kurti para të pranishmëve theksoi se mezi presin ratifikimin e tri marrëveshje të arritura ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Berlinit.

Ai tha se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit në BE.

“Po flasim për perspektivë evropiane, integrim evropian por ne kemi nevojë për anëtarësim. Perspektiva evropiane nuk është më e mjaftueshme…”, tha Kurti, duke thënë se duhet të ketë afate kohore në procesin integrues.

Kryeministri i Kosovës tha se fatkeqësisht u “nevojitet luftë në Ukrainë” për të parë rëndësinë e procesit integrues.

“Tani është koha për të përshpejtuar procesin e zgjerimit…”, u shpreh Kurti, duke shtuar se Kosova, këtë muaj, para Krishtlindjeve do të aplikojë për anëtarësim në BE.

Go to TOP